Gjetja e njeriut të zemrës ka një rëndësi të veçantë përsa i përket fillimit të një jete në çift. Fillimet gjithmonë janë të vështrira për të gjithë ndaj është e rëndësishme që të mos nxitoheni në marrjen e një vendimi për njeriun e zemrës.

 

Sipas një studimi më të fundit të realizuar për këtë rezulto se nëse jeni beqar/e jeni të prirë për të konsumuar alkool. Në përpjekje për ta zbuluar lidhjen mes konsumimit të alkoolit dhe gjetjes së partnerit, ‘Zoosk’ ka kryer një anketim me 8,793 persona dhe ka analizuar 133,175 mesazhe në platformat e veta.

 

Statistikat tregojnë se 72% e atyre që përpiqen të gjejnë dashurinë përmes internetit konsumojnë alkool, ndërkaq mijëvjeçarët e konsiderojnë si të vështirë procesin për gjetjen e dashurisë pa konsumuar alkool – 38% e të anketuarve kanë thënë se mos konsumimi i alkoolit gjatë takimit të parë vetëm sa e bën më të vështirë procesin.

 

 

Por, përse luan rol të madh alkooli në takimin e parë?

 

Përafërsisht 73% e beqarëve mendojnë se konsumimi i alkoolit gjatë takimit të parë është ide e mirë sepse takimi është më pak formal dhe më i lehtë, e gjithashtu mënyrë e mirë për t’i hequr ‘mburojat’ dhe për të pasur një bisedë interesante.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *