E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 59 minuta më parë
Lifestyle

A e dini çfarë nuk duhet të neglizhoni asnjëherë në një ditë plazhi

Lëngjet kanë një rëndësi të veçantë në shendetin e trupit të secilit nga ne. Me rëndësi është që gjatë temperaturave të larta ne të konsumojmë sa më shumë lëngje si një mënyrë e mirë për mbrojtjen e organizmit.

 

Në temperaturë të lartë, qëllimi i trupit njerëzor është të ruajë temperaturën e brendshme prej 37°. Por, kur temperature e ambientit rritet, trupi nxehet dhe zemra nis të pompojë më shumë gjak duke zgjeruar përkohësisht enët e gjakut.

 

Reklamë

Trupi, duhet të largojë nxehtësinë nëpërmjet lëkurës me anë të djersitjes, pas së cilës trupi freskohet.

 

Për një proces optimal djersitjeje, trupi duhet të konsumojë shumë ujë; mesatarisht 4 litra në ditë në të kundërt, do mungojë procesi i plotë i djersitjes duke shkaktuar në rastin më të lehtë, fryrje të gjymtyrëve, vështirësi në lëvizje, këputje dhe dobësi trupore, dhimbje koke dhe shumë shqetësime të tjera trupore.

 

Ndaj asnjërë  mos qëndroni për një kohë të gjatë pa konsumuar ujë ose lëngje të tjera.

Vazhdo të lexosh

Reklamë