Në një marrëdhënie puthja është një ndër fenomenet më të shpeshta që ndodh dhe që ka një rëndësi të veçantë pasi ajo ju mban larg mjekut.

 

Sipas Bright Side puthja nuk është vetëm një nga përvojat më të mira në jetën tonë, puthja në të vërtetë na sjell një mori përfitimesh të tjera, duke na ndihmuar të jetojmë një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.

 

Ajo parandalon prishjen e dhëmbëve, kjo pasi ju gjatë kësaj periudhe lironi më shumë pështymë nga goja juaj dhe kjo neutralizon acidet, largon grimcat e ushqimit dhe i heq bakteret jashtë dhëmbëve.

 

Një puthje është mënyre e mirë për të ndarë bakteriet me partnerin tuaj, por mos kini frikë – ky proces në të vërtetë përmirëson sistemin tuaj imunitar. Puthjet me pasion ndalojnë dhimbjen e kokës, rregullojnë tensionin e gjakut, dhe pos këtyre puthja ju bënë më të ri dhe ju largon stresin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.