Realizimi i shumicës së fjalëve të thëna nga fallxhorët, është një gjë për të cilën jeni kureshtar të gjithë. Shumë prej jush që po lexoni këtë material, mund të keni parë të paktën një herë filxhan. Disa vetë e me shoqëri, plot të tjerë te ca fallxhore që u del nami si “të papara”, nga vetë ne që shkojmë e shikojmë filxhan ose letra.

 

Cila është arsyeja? Mund të kuptohen fjalët standarde dhe njohja e disa gjërave nga personat e afërt kur shihni së bashku fall. Mirëpo çfarë ndodh kur fallin e shikojnë fallxhoret që merren enkas me këtë “punë”?

 

Si ndodh që ato të shpjegojnë ato që janë jetuar në të kaluarën dhe të sugjerojnë dhe se çfarë do ndodhë më tej në të ardhmen? Përgjigjet në këto pyetje tani janë gati: quhet Efekti Barnum.

 

Kjo teori, e cila në literaturë është e njohur me emrin Efekti i Barnumit, në të vërtetë bazohet në themelet e fallit të njëjtë për të gjithë.

 

Teoria në fjalë, që njihet edhe si Efekti Forer, është një vëzhgim që përshkruan tendenca për rezultate të larta të parashikimit të paqartë të personaliteteve të tyre, i cili është përgatitur pothuajse për vetë ata. Mirëpo e vërteta është që këto parashikime i përshtaten shumicës së njerëzve. Le të japim një shembull që u jetua gjatë historisë, në lidhje me këtë.

 

Lektori i quajtur B. R. Forer, që në vitin 1948 është marrë me këtë çështje.

 

Ai i shpërndau letrat me fall të njëjtë për të gjithë studentët e tij dhe kërkoi prej tyre që t’i shënojnë ato të cilat iu përshtaten. Ndërkaq në letër shkruante kështu: “Keni nevojë që të tjerët t’ju pëlqejnë dhe t’ju admirojnë, por në të njëjtën kohë keni tendenca të jeni autokritikë ndaj vetes. Personaliteti juaj ka disa anë të dobëta, por zakonisht keni aftësi t’i kompensoni ato. Keni kapacitet të madh të cilin nuk e përdorni për ta kthyer në favor tuaj. Ndërsa në pamje të jashtme dukeni si të disiplinuar dhe plot vetëbesim, në brendësinë tuaj jeni të shqetësuar. Ndonjëherë në mendjen tuaj lindin dyshime serioze nëse keni marrë vendim të duhur ose a keni bërë të drejtë apo jo. Ju preferoni një sasi të caktuar ndryshimesh, ndalesat dhe kufizimet ju bëjnë të palumtur. Jeni krenar nga të qenit një mendimtar i pavarur, ndërsa nuk i pranoni pretendimet e të tjerëve pa patur prova të kënaqshme, por gjatë rrëfimit tuaj nuk e gjeni të drejtë që të hapeni para dikujt tjetër. Ndonjëherë jeni të hapur, gjakftohtë dhe social, ndërsa ndonjëherë jeni të mbyllur në vete, të frikësuar dhe bëheni të fshehtë. Keni edhe dëshira joreale”.

 

Prej studentëve u kërkua që tekstet e shkruara në letër t’i vlerësonin me 1 deri në 5 për ato të cilat i përshkruanin ata më së miri. Ndërkaq mesatarja e këtij vlerësimi ka qenë 4.20 pikë. Me këtë studim Forer arriti në rezultatin se njerëzit kanë tendenca t’i perceptojnë këto fjalë, të cilat mund t’i përshtaten pothuajse të gjithë njerëzve, si të jenë shkruar për vetë ata. Prandaj miq, kuptojeni se ato fjalë që ju thonë fallxhoret janë “fjalë të përgjithshme” për të gjithë dhe nuk janë të posaçme vetëm për ju.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *