“Ata që e kanë kaluar Covid nuk duhet të vaksinohen sepse kanë antitrupa natyrorë”. Kështu deklaroi Giuseppe Ippolito, drejtor shkencor i Institutit Spallanzani, specialist i sëmundjeve infektive të Komitetit Teknik Shkencor, teksa foli për “Radio too”.

 

“Vaksinimi mund të merret parasysh nëse do t’iu duhet të kontrolloni nivelin e antitrupave dhe vëreni që ato kanë pësuar rënie”, shpjegoi Ippolito.

 

Sa i përket debatit të nxehtë se kush do të vaksinohet i pari, Corriere Giuseppe Nocentini, imunofarmakolog i Universitetit të Perugia tha: “Për momentin, është e përshtatshme që ata që e kanë kaluar COVID-in, të mos vaksinohen. Është e arsyeshme të supozojmë se ata janë të mbrojtur nga ri-infektimi ose, të paktën, nga ndërlikimet e infeksionit “, tha

 

 

 

Por, a mund të kërkojnë të vaksinohen ata që e kanë kaluar COVID, në mënyrë që të jenë të sigurt?  Abrignani konfirmoi se mund të vaksinohen. Por nuk do të kishin përparësi, si zgjedhje nga pikëpamja logjistike, ndërsa  nga pikëpamja imunologjike nuk ka asnjë problem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *