Në dekadat e fundit kemi qenë dëshmitarë të një beteje të gjatë për të luftuar paragjykimet mbi seksualitetin, sidomos atij femëror. Sot duket sikur e kemi lënë pas krahëve epokën kur bashkëjetesa ishte turp për familjen, kur duhej të ishe e virgjër deri në martesë apo kur dënoheshe nëse kishe më shumë se një partner në jetë.

Megjithatë edhe pas këtyre viteve nuk mund të themi se shoqëria njerëzore ka arritur një hapje mendore, edhe përsa i përket takimeve të para. Ende vajzat pyesin “ Është lëvizje e zgjuar të bësh seks në takimin e parë?”. Vetëm fakti që ende e pyesim veten dhe e bëjmë këtë pyetje tregon që kemi ende punë për të bëre kundrejt jetesës së shëndetshme të seksualitetit. Megjithatë, ajo çka duhet të na bëjë të mendojmë më shumë, është fakti që këtë pyetje e bëjnë kryesisht vajzat dhe gratë, pikërisht sepse shoqëria dënon sjellje të lira duke i bërë ato të jetojnë seksualitetin e tyre me ankth dhe frikë nga paragjykimet.

Të shumta janë vajzat që mendojnë që nëse ka marrëdhënie natën e parë atëherë do të kenë dhe etiketime negative. Të tjera kanë frikë që kjo sjellje e “papërgjegjshme” do të  largojë personin i cili ndoshta mund të kishte qëllime serioze. Nga ana tjetër edhe djemtë dhe burrat vuajnë sepse dhe nga ata pritet që të jenë gjithmonë të gatshëm, si makina për përdorim. Të gjitha këto pritshmëri që ekzistojnë ndaj të dyja gjinive i vendosin njerëzit në ankth dhe stres sepse kanë frikën e dështimit apo të mospërmbushjes së pritshmërive.

Një pasojë e gjithë këtij presioni mund të jetë “frika nga performimi” që me thënë të drejtën deri para disa viteve mendoja që ishte një problem që i përkiste vetëm një gjinie.  Nuk është kështu sepse ne jetojmë në një epokë dhe në një botë që kërkon vazhdimisht perfeksionin dhe ku na kërkohet të jemi perfektë në atë që jemi dhe dukemi. Pritshmëritë e larta që kanë të dyja gjinitë përkthehen në mungesë ereksioni apo ejakulim të shpejtë te burrat dhe në mungesë lubrifikimi, orgazme, por dhe dhimbje gjatë penetrimit te gratë. Të gjitha këto janë prova të qarta që tregojnë sesi sterotipet apo paragjykimet janë aq të forta saqë janë thithur dhe integruar thellë në mendimet dhe qeniet njerëzore duke ndezur një ndjenjë faji dhe pasigurie.

Është e vërtetë që në marrëdhëniet e sotme seksi është një element që hyn në skenë shumë më përpara sesa ndodhte në epokat paraardhëse. Ndonjëherë që natën e parë, herë të tjera në takimet e para, shpesh herë duke hequr dorë nga ai rituali i ngadaltë i njohjes. Edhe se në dashuri nuk ka rregulla, ekspertët e marrëdhënieve sugjerojnë që të shijohen të gjitha fazat e njohjes pa bërë kapërcime. Joshja, njohja dhe takimet plot emocion vetëm do ta shtojnë gëzimin e bashkimit fizik. Të mësojmë nga fjalët e urta që thonë:” Pritja e kënaqësisë është vetë kënaqësia”.

Pritja pra është pozitive për mirëqenien e të dyja palëve dhe për një marrëdhënie më të shëndetshme sesa për të ndjekur rregullat shoqërore. Kur aktivizohemi më shpejt sesa duhet seksualisht, i gjithë eksitimi dhe emocioni na largon nga arsyeja dhe nga zgjedhjet logjike që duhet të bëjmë për veten dhe jetën tonë. Seksi mund të cënojë të gjithë ato elementë që e bëjnë një marrëdhënie të qëndrueshme, si komunikimi, përfshirja, përgjegjësia, problematikat, zgjidhja e tyre e kështu me rradhë./ Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *