E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

A duhet të ashpërsohet dënimi për autorët përsëritës? Rama publikon videon nga Këshillimi Kombëtar

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një  video nga pyetësori i këshillimit Kombëtar.

 

Pyetja e radhës lidhet me autorët që përsërisin krimet dhe nëse Shqipëria duhet të ashpërsojë dënimet e rënda kundër personit.

 

Reklamë

 

“Ja disa përgjigje me video të qytetarëve për pyetjen nëse Shqipëria duhet të ashpërsojë dënimin e autorëve përsëritës në kryerjen e krimeve të rënda kundër personit, duke e dyfishuar dënimin për ta dhe duke hequr të drejtën e gjykimit të shkurtuar për autorët që kryejnë dhunë në familje dhe krime ndaj fëmijëve. Të tjerë thonë se dënimet në fuqi janë të mjaftueshme për përsëritësit dhe dhunuesit ndaj familjes e fëmijëve.

435,214 qytetarë janë përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar duke dhënë opinionet e tyre përmes platformës ëëë.keshillimikombetar.al dhe kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar”, shkruan Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë