E gjithë Europa është mbërthyer nga vala e dytë e pandemisë, duke bërë që shumë shtete të vendosin masa kufizuese në lëvizjen e lirë. Por, si do të jetë ky fundvit? A do të ketë ndonjë relaksim të situatës në transportin ajoror me rastin e festave të fundvitit? Përgjigjen e jep drejtori i aeroportit “Nënë Tereza”  në emisonin E-ZONË, Costandin Von Alvensleben.

“Europa ka vendosur së fundmi disa masa kufizuese dhe ne prekemi prej tyre në aktivitetin e fluturimeve. Ne thjesht duhet të përballojmë situatën. Megjithatë kemi një numër të kënaqshëm fluturimesh dhe shpresojmë se më shumë do të kemi në dhjetor, në kohën e Krishtlindjeve, veçanërisht me Europën, ku disa masa shtrënguese të vendosura në Gjermani dhe Francë do të jenë në fuqi deri në fund të nëntorit. Ne shpresojmë, shpresojmë shumë që në kohën e Krishtlindjeve të kemi shtim të fluturimeve.”  

Por një krizë kaq e thellë në transportin ajror pritet të shoqërohet edhe me rritje të çmimeve, pasi pandemia të mbarojë.

“Çmimet e biletave janë të ulta dhe konkurruese, pasi kompanitë ajrore po përpiqen të stimulojmë kërkesën e ulët këto kohë. Dhe kjo do të vijojë për aq kohë se do të jetë pandemia. Kur pandemia të mbarojë dhe unë shpresoj të mbarojë ne mesin e vitit tjetër, ne do të shikojmë një rritje të çmimit të biletave, pasi kompanitë do të përpiqen të mbulojnë humbjet e shkaktuara. Gjithsesi TIA do të jetë në mbështetje të pasagjerëve, nëpërmjet nxitjes së konkurrencës në linjat ajrore, që do të shërbejë si një amortizim i presionit që do të vijë nga rritja e çmimit të biletave.”  

Kreu i aeroportit iu sugjeron qyetarëve që duan të udhëtojnë këto kohë, që të bëjnë durim, deri në qartësimin e plotë të situatës, e cila do të kërkojë kohë deri në fillim të vitit të ardhshëm 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *