Politikë
A do t’i njohë PD zgjedhjet?/ Shehu “zbulon” dosjen e zezë

Deputeti demokrat i konfirmuar në qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu deklaroi në studion e “Quo Vadis” se po grumbullohen të gjitha materialet që faktojnë krimet elektorale.
Ai shtoi se të gjithë degët do të sjellin materialet e tyre dhe më pas “dosja e zezë” do t’i dërgohet ndërkombëtarëve.
“Padyshim që këto zgjedhje nuk përfaqësonin vullnetin e njerëzve; kishte një deformim të thellë të votës së njerëzve. Po i denoncojmë këto zgjedhje. Po grumbullojmë materialet faktikte në të gjitha degët. “Dosja e zezë” do t’iu dërgohet ndërkombëtarëve. Më këtë dosje do të denoncohet deformimi i votave. Do të jetë një betejë e domosdoshme për të mbrojtur zgjedhjet.”
Vazhdo të lexosh
Reklamë




