Presidenti Meta zbuloi në emisionin Quo Vadis nëse do të vaksinohet kundër Covid-19 apo jo.

 

Kjo do të jetë në varësinë e këshillave të mjekëve dhe pse jo, nëse ata do të gjykojnë që kjo është e rëndësishme dhe e domosdoshme, përse jo si gjithë të tjerët.

 

Presidenti shtoi se marrja e masës për procesin e vaksinimit duhet të ishte një cështje që duhet të ishte marrë më seriozisht nga qeveria.

 

Ky është një proces për të cilin duhet të ishim kujdesur më shumë, që më parë. Ne, e kemi ngritur në mënyrë të vazhdueshme këtë shqetësim, sidomos vaksinimin e personelit shëndetësor, si dhe të shtresave apo fashave të shoqërisë që mund të jenë më të prekura dhe më të rrezikuara nga  COVID-19.

Në mënyrë të vazhdueshme ne, e kemi inkurajuar dhe nxitur Qeverinë për të gjithë tërësinë e masave që duhet të marrë dhe ajo duhet të jetë më transparente dhe më koherente në qëndrimet e saj.

Vaksinimi padyshim është një masë pozitive dhe parandaluese, për çdo vaksinë që është e konfirmuar edhe certifikuar nga institucionet e Bashkimit Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *