Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka qenë i pranishëm në qytetin e Shkodrës ku është takuar me mbështetësit e tij.
Pas takimit ai është ndalur të flasë për mediat. I pyetur nga gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata, se çfarë nënkupton me mosbindje civile, Berisha është përgjigjur se me këtë nënkupton mosbindjen e qytetarëve ndaj regjimit diktatorial.
“Mos bindje civile nënkuptoj revoltën e qytetarëve për të flakur një regjim diktatorial që bazohet në sundimin e bandave dhe drogës, këtë do të pësojë Edi Rama”, tha Berisha.
Ndërkohë gazetari Kolvata e pyeti se a është i gatshëm ish-kryeministri Berisha të përballet me drejtësinë shqiptare pas votimit në Kuvend, e cila mund të sjellë heqjen e imunitetit dhe a po i mban peng demokratët me këtë sjellje, Berisha u shpreh se ai nuk ka patur kurrë rezerva për tu përvallur me akuzat.
“Nuk kam patur kurrë rezerva të përballem me akuzat, kam mbrojtur kushtetutën e vendit tim, interesat e qytetareve. Ai që shkel Kushtetutën bëhet pjestar i një puçi për llogari të dikujt tjetër. Mjafton të kërkohej autorizimi, pasi Sali Berisha ka dërguar në 2012 ligjin për çdo lloj mbrojtje ndaj deputetëve. Peng, demokratët po luftojnë sot si luan. Shife Edi Ramën sot, është më i tmerruar se kurrë. Një njeri që kalon nga një masë diktatoriale në tjetër, firmos fundin e tij”, u përgjigj Berisha pyetjeve të bëra nga Vizion Plus.






Sipas asaj që kam mësuar, është plotësisht i pafajshëm…