Subscribe

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi e ka konsideruar jo të vërtetë dokumentit “non-paper”, të publikuar disa ditë më parë në mediat kosovare, ku flitet për rishikimin e kufijve në Ballkan.

 

Ai siguroi se nuk janë ide reale, pasi në të kundërt ndërkombëtarët do të ishin të shqetësuar.  Sipas tij, kjo nuk mund të ndodhë, me argumentin se ndryshimi i kufijëve në Ballkan çon vetëm në “luftë”.

 

“Është si një stinë ku tashmë po shikojmë që kanë lulëzuar dokumente të tilla që quhen Non-paper dhe pse jemi të bindur që asnjë nga këto nuk janë të vërteta. Po të ishin të vërteta, sigurisht që do të ishim të shqetësuar.  Kështu që ndokush që është serioz nuk do e vinte në tryezë për të diskutuar e aq më pak në këtë rajon. Nuk jemi dakord me asnjë pjesë të saj, por ndoshta iu shërben disa synimeve të tjere. Ndaj ndihem mirë se ai dokument është njoftuar nga ata që iu është atribuar ky non-paper. Kalojmë tek stina tjetër. Si do ta bëjmë stinën e Ballkanit dhe si do të marrim marrëveshje për konferencën e parë anti-qeveritare. Dhe si do të punojmë për aplikimin e metodologjisë së re për Serbinë dhe Malin e Zi. Dhe sesi do të vijojmë me dialogun mes Beogradit dhe Kosvës.”

 

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të shkohet drejt europianizimit dhe jo drejt riballkanizimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *