Subscribe

Qeveria do t’i rikthehet në shtator diskutimeve për nismën e amnistisë fiksale dhe asaj penale. Por a do të reflektojë qeveria sugjerimet dhe kritikat që kanë bërë bashkimi europian si dhe fmn?

E pyetur për këtë cështje, ministrja e Financave, Anila Denaj tha se Komisioni Europian ka dhënë disa këshilla, që së bashku edhe me sugjerimet që do të japin grupet e interesit, mund të gjejnë refklektim në miratimin nen për nen të projektligjit në Kuvend.

Ministrja pranon se shtyrja në kohë e miratimit nga Kuvendi i këtij projektligji lidhet me nevojën për të zhvilluar më shumë konsultime, por jo  vetëm. Gjatë muajit gusht do të hartohen edhe aktet nënligjore duke ofruar një panoramë më të qartë të kësaj nisme.

Komisioni Europian ishte i ashpër në qëndrimin e tij lidhur me këtë nismë të qeverisë. Sipas KE ligji ofron hapësira për pastrim parash, nuk ofron sigurinë se me ligjet në fuqi do të shmanget evazioni pas miratimit të tij.

Mbi të gjitha KE i mbyll komentet duke i vënë kusht qeverisë që në rast miratimi duhet të adresojë të gjtha pikpyetjet që komisioni ka evidentuar në komentet për këtë projektligj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *