Subscribe

Eksperti Ardian Civici është i mendimit se inflacioni, armiku kryesor i ekonomisë, e ka marrë goditjen kryesore dhe se po vihet nën kontroll.

 

Por rikthimi tij në objektivin e bankës qendrore prej 3% duket ende një sfide çka do të thotë se çmimet e shtrenjta do të vijojnë të na shoqërojnë.

 

Parashikimet për 2023 janë që inflacioni i ka frenuar ritmet e rritjes, mund të themi edhe që cmiemet janë stopuar. Në një farë mënyre inflacioni e ka marrë goditjen e tij kryesore dhe po vihet nën kontroll. Por nuk mund të themi se do të jemi afër objektivit të bankës qëndorerë prej 3%. Ky objektiv duket i largët.-u shpreh Civici, ekspert ekonomie

 

Në mbledhjen e fundit banka e Shqipërisë ndaloi rritjen e mëtejshme të normave të interesit të lekut, në 2.75%, ndërsa inflacioni arriti 7.9% për muaji nëntor, me tendencë rënie krahasuar me një vit më parë. Por teksa çmimet po japin sinjale të stabilizimit, a mund të presim në 2023 një lehtësim të politikës monetare?

 

Ajo që mund të themi është që nuk pritet të ketë ndonjë rritje të mëtejshme të kostos së lekut këto muaj, më pas duke parë ecurinë e veprimeve të bankës qëndore europiane, si dhe vendimet që do të meren në eurozonë ndaj inflacionit do të jetë përcaktuese edhe për vijushmërinë e vendimeve për bankën e shqipërisë.

 

Por në betejën me inflacionin do të ketë edhe humbur. Një rritje e kostos së parasë dekurajon kërkesën për investime, për rrjedhojë cenon rritjen ekonomike.

 

Banka e shqipërisë do të viojë të monitorojë me kujdes ecurinë e inflacionit, dhe në cdo beteje për të luftuar ketë armik do të ketë edhe dëme. Një prej tyre është cënimi i rritjes ekonomike. Mbetet e vështirë gjetja e një ekujlibri mes luftës kundër inflacionit dhe mos cënimit të rritjes ekonomike-u shpreh Civici

 

Parashikimet aktuale janë që çmimet e mallrave dhe shërbimeve do t’i rikthehen normalitetit në 2024-ën, por jo më në të njëjtat nivele si më parë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *