E premte, 6 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

A do të largohet Silva Caka nga LSI?

Ditët e fundit kanë qarkulluar lajme se Silva Caka është drejt largimit nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

 

Por nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, në një intervistë për “Quo Vadis”, nuk dha një përgjigje të qartë për këtë.

 

Reklamë

Ai vetëm vlerësoi figurën e Silva Cakës.

 

“Nuk kam asnjë koment se çfarë bënë në pikpamje politike dhe elektorale Silva Caka, është në sytë tuaj dhe unë për sa më takon si një nga veteranët e LSI-së, mund ta them me gojën plot që kam një vlerësim të jashtëzakonshëm. U kam thënë dhe shumë kolegëve të tjerë më të cilët punojmë në teren që të punoni si Silva Caka sepse vërtetë është një politikane brilante dhe unë shoh shumë të ardhme tek ajo.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë