E enjte, 5 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

A do të kthehet Nora Istrefi me Robertin?

Këngëtari i famshëm Robert Berisha ka treguar publikisht nëse mund të ketë ribashkim me ish-bashkëshorten Nora Istrefi.

I pyetur në emisionin “Treshat” nëse e mban mend puthjen e fundit romantike që i dhuroi Norës, Roberti tha:

“Si puthje edhe pse jemi shokë dhe jemi prindër të Rene, nuk mungojnë, por puthjen e fundit romantike, s’e mbaj mend. Unë jam një prej atyre tipave që jap shpesh puthje dhe i kam dhënë shpesh puthje, si fëmijë, jam njeri shumë i dashur”, u shpreh ai.

Ndonëse i kanë dhënë fund lidhjes, nuk ka hedhur poshtë mundësitë se mund të jenë sërish bashkë në të ardhmen.

“Nuk i dihet jetës. Nuk është asnjëherë e mbyllur përfundimisht, sa i përket meje asnjëherë”, u shpreh këngëtari./ Living

Vazhdo të lexosh

Reklamë