Subscribe

Provimet e semestrit të dytë në Universitetin e Tiranës do të zhvillohen online.

Pavarësisht vendimit nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për mundësinë e kthimit në auditor për zhvillimin e sezonit apo konsultimeve, rektori i Universitetit të Tiranës, thotë për “Vizion Plus” se ishin vetë studentët ata që preferuan procesin në distancë.

 

ARTAN HOXHA

REKTOR I UT

“Proceset deri në përfundim të këtij semestri online, me mundësinë që studentët dhe pedagogët sipas një planifikimi të bërë paraprakisht, të kenë konsultimet e fundit për secilin program studimi që ka provim në fund të sezonit. Parimisht provimet në tërësinë e tyre do zhvillohen online, sikurse në semestrin e parë. Indikacion të fortë nga studentët: duan ta përfundojnë vitin sikurse e nisën, me një numër masivisht të lartë, kërkojnë provimet online.”

 

Por do të ketë edhe degë specifike që do t’i realizojnë provimet në fakultet. Studentët të cilët nuk do të kenë mundësi të jenë prezent nuk do të penalizohen, por universiteti do t’u ofrojë alternativa të tjera.

 

ESMERALDA KRODHIMA

DEKANE E FGJH

“Në të njëjtën linjë, kryesisht provimet online. Dy data për ata studentë qe s’kanë mundësi objektive ata t’i zhvillojnë online, për ata që mund të jenë të pranishëm t’i bëjnë në auditor. Do të merren parasysh mundësitë apo pamundësitë e studentëve për të qenë në Tiranë.”

 

ARTAN HOXHA

REKTOR I UT

“Sezoni, më i afërti është Fakulteti i Drejtësisë që është mbas datës 20 të këtij muaji. Pastaj në qershor janë kryesisht të përqendruara provimet në të gjitha fakultetet e tjera. Studentët do kenë alternativë, do kenë një minisezon për ata që nuk do kenë mundësi për arsye objektive që të jenë në datat e përcaktuara. Është i njëjti ushtrim si në semestrin e parë, me qëllim që pandemia mos të penalizojë askënd për të përfunduar me sukses këtë vit akademik, i cili ishte i vështirë.”

 

Studentët e të gjitha niveleve e kanë zhvilluar mësimin virtualisht përgjatë gjithë vitit akademik, ndërsa procesi është shoqëruar edhe me problematika të ndryshme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *