E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

A do të ketë shtrëngim të masave? Rakacolli: Kjo është një javë e rëndësishme

Vendimi nëse masat anti-COVID do të shtrëngohen ose jo do të merret pasi të kalojë edhe kjo javë. Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha se kjo është një javë e rëndësishme për të parë nëse shifrat do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme.

 

“Gjendja mbetet relativisht e qëndrueshme dhe do na duhet një javë tjetër për të parë a do të vazhdojë kjo qëndrueshmëri dhe në bazë të vlerave që do të kemi këtë javë do të gjykohet nëse do të ngelemi në nivelin e këtyre masave apo do të ketë nevojë për masa të tjera. Është një javë e rëndësishme në vlerësimin epidemiologjik të situatës”, tha Rakacolli.

 

Ndërkohë që Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, tha se incidenca dy javore në vendin tonë është 356 raste për 100 mijë banorë, më e ulët se vendet e rajonit apo ato të Bashkimit Europian.

 

Më shumë video