E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

A do të ketë marrëveshje?/ Basha takon Fatmir Mediun në selinë e PD-së

Kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon një takim në selinë blu me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Këtë të mërkurë, lideri demokrat arriti një marrëveshje me liderin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Më herët, Mediu ka deklaruar se nëse nuk gjen një konsensus me Bashën, PR do të garojë e vetme në 25 prill.

Deri më tani, PD ka mbyllur marrëveshjen me Shpëtim Idrizin, Agron Dukën, Dashamir Shehin dhe Nard Ndokën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë