Subscribe

Përhapja e COVID-19 në vendin tonë u duk se la disi në hije aksionin politik të presidentit Ilir Meta kundër qeverisë dhe në mbrojtje të Kushtetutës, siç pretendon ai. Por Meta garantoi se axhenda e tij politike do të vijojë. Gjatë një interviste për emisionin “7 pa 5”, kreu i shtetit u shpreh se ai do të vazhdojë të mbrojë Kushtetutën.

 

“Axhenda e parë dhe e fundit e një presidenti është mbrojtja dhe respektimi i Kushtetutës në të gjitha kushtet dhe në të gjitha rrethanat. Kjo është një axhendë që nuk mund të ndryshojë asnjëherë. Kjo është e padiskutueshme. Të gjithë të kuptojnë që vetëm respektimi i Kushtetutës na ndihmon për të forcuar shtetin e së drejtës. Kushtetuta jonë është një Kushtetutë e mrekullueshme.”

 

Presidenti u pyet edhe për vendimin e Këshillit të Ministrave të BE për të dhënë dritën jeshile për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Në këtë pikë, Meta kërkoi që të gjitha palët të bashkëpunojnë për të përmbushur detyrimet.

 

 

“Është një lajm pozitiv që BE i dha dritën jeshile mundësisë së hapjes së negociatave. Duhet të kemi parasush që procesi mundet jo vetëm të mos ecë përpara, por edhe të mos mbetet në vend. Por edhe të ketë kthim mbrapa nëse nuk përmbushen angazhimet. Në këtë drejtim duke vlerësuar se integrimi evorpian është një interes kombëtar, të ketë një bashkëpunim sa më të shpejtë për përmbushjen e të gijtha këtyre detyrimeve dhe Shqipëria të mos humbë më kohë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *