E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

A do ta përjashtonit Berishën?/ Kadilli: Ai është institucion, jo deputet i thjeshtë

Fatbardh Kadilli shprehet se nuk ndien rivalitet në garën për kreun e Partisë Demokratike.

 

Sipas tij, kandidatët nuk ofrojnë asnjë ide dhe program të ri, por gjëra të konsumuara.

 

Reklamë

“Nuk kam asnjë rival as Bashën e as të tjetër, asgjë nuk propozojnë të re, janë të konsumuara dhe të dëgjuara, propozimi i ri është ky manifest politik i imi për një PD të hapur dhe fituese…”

 

I pyetur nëse do ta përjashtonte zotin Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, nëse bëhet kryetar i partisë, Kadilli tha se ish-kryeministri është institucion më vete.

 

“Ai është institucion. Nuk është një deputet i thjeshtë. Ai vendos vetë. Është institucion më vete. Vendos vetë për marrëdhënien e shëndetshme me institucionin dhe më pas e vendos po vetë distancën.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë