Momenti i se vërtetës per Bayern Munih nje nga pretendentet e këtij sezoni për kreun e Evropës qe sot i duhet te përmbysi shifrat e takimit te pare çerekfinale pikërisht ne nje fushe te vështire si ajo e “Santiago Bernabeu” ne rast se do te vazhdoje aventurën me tej ne Champions League.

 

Ne platformën Tring, sfida e gjigandeve Real – Bayern nje jave me vone ne ndeshjen e kthimit me kampionet ne fuqi te Evropës me te avantazhuar, pas fitores ne sfidën e pare 2-1 ne Mynih. Skuadra e Ançelotit vjen ne nje moment ne nje forme aspak te mire ku ne katër ndeshje mes kampionatit dhe Champions ka arritur dy humbje nje fitore dhe nje barazim.

 

Ne kampin kundërshtar Reali i Madridit i pamposhtur ne shtëpi këtë sezon ne Champions me vetëm nje barazim ndaj Borusia Dortmund. Mungesa e madhe për te zotet e shtëpisë eshte Gareth Bale, i cili i bashkëngjitet Varane dhe Pepe. Ne kampin kundërshtar për bavarezet rikthehet Levandovski, por mungon dyshja e qendrës ne mbrojte Boateng dhe Humels si dhe Havi Martinez i pezulluar.

 

Nje tjetër sfide interesante paraqitet ajo e “King Power Stadium” mes Leicester City dhe Altetiko Madridit. Spanjollet kane fituar ne ndeshjen e pare me rezultat minimal 1-0 një rezultat qe e mban te hapur çështjen kualifikim deri ne fund. “Dhelprat” janë ne nje forme te mire pas largimit te teknikut Ranieri, ndërsa do te kërkojnë te vazhdojnë me tej per te shkruar historinë ne Champions League.

 

Kampionet e Anglisë nuk do te kene shërbimet e Robert Hut, Mendi dhe Wague ndërsa jane ne dyshim Morgan dhe Slimani. Ne kampin kundërshtar Simeone nuk do te kete ndihmën e Tiago Vrsjalko dhe Augosto Fernandez. Keto takime te apsionuarit e turneut prestigjioz do te kenë mundësi t’i ndjekin drejtpërdrejte dhe ekskluzivisht ne platformën Tring HD.

 

Sot në 20:45 në Tring e Vizion Plus

 

Leicester (ANG) – Atletico Madrid (SPA) (Tring)

 

Real Madrid (SPA) – Bayern Munich (GJER) (Vizion Plus)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *