E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

A do përgjigjet Trump për Rusinë?

Avokatët e presidentit Donald Trump, po përgatiten për një përballje ligjore me prokurorin e posaçëm amerikan, Robert Mueller. Lëvizjet e fundit vijnë pas paralajmërimit se Mueller mund të lëshojë një urdhër zyrtar që shefi i Shtëpisë se Bardhe të paraqitet para një jurie lidhur me hetimet për ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

 

Mediat amerikane shkruajnë se ekipi është i gatshëm për përballjen ligjore, por një gjë e tillë mund të krijojë një përplasje që mund të detyronte Trump të përfshihet ne një luftë të gjatë gjyqësore deri në Gjykatën e Lartë.

 

Reklamë

Kjo është hera e parë që prokurori i posaçëm e le te hapur mundësinë e detyrimit të presidentit për të dëshmuar.

 

Mueller ka folur me avokatët e Trump që në muajin mars. Por ata këmbëngulën se presidenti nuk ishte i detyruar t’i nënshtrohej pyetjeve të hetuesit federal në lidhje me hetimin e Rusisë.

 

Një ditë më parë, mediat amerikane publikuan një listë prej 60 pyetjesh të prokurorit të posaçëm Robert Muller,  i cili kërkon përgjigjet e presidentit.

 

Trump e cilësoi listën të “turpshme”. Presidenti amerikan në mënyrë të përsëritur e ka quajtur hetimin e prokurorit të posaçëm një “gjueti shtrigash” dhe këmbëngul se nuk ka patur asnjë bashkëpunim të fshehtë midis stafit te fushatës së tij dhe Rusisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë