Subscribe

Ndërsa jemi në prag të festave të fundvitit, nuk dihet ende se si do të procedohet me ambientet e mbyllura si baret dhe restorantet, pasi vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për grumbullimet jo më shumë se 50 persona është ende në fuqi.

Pritet që autoritetet javën e ardhshme të kenë një mbledhje për këtë situatë.

 

Nga data 4 janar administrata, punonjësit e qendrave tregtare dhe marketeve do të kenë detyrim vaksinimin për të hyrë në ambientet e  tyre të punës. Për ta nuk do të ketë penalitete, por vetëm detyrim për testin negativ.

 

Ndërkohë procesi i vaksinimit po has rezistencë kryesisht tek moshat e reja.

 

Sa i përket dyshimeve për prani të variantit të ri “Omicron” në vendin tonë, Rakacolli nuk e përjashton mundësinë që të jetë prezent, ndërsa thekson se duhet të priten përgjigjet e laboratorëve të referencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *