Subscribe

Sali Berisha, në zgjedhjet vendore të 14 majit pësoi humbjen e thellë. Nën siglën e koalicioni Bashkë Fitojmë, ai arriti të marrë vetëm 7 bashki të vogla, duke humbu këtu edhe bastionet e djatha, e veçanërisht Shkodrën.

 

Por i pyetur nga gazetarja e Vizion Plus Olta Blaceri nëse do të japë dorëheqjen pas kësaj humbje të madhe, Berisha tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë.

 

Ai shtoi se nuk do të dorëzohet përballë pushtetit të krimit, duke akuzuar kryeministrin Rama se ka hedhur mijëra euro për të zotëruar sërish pushtetin vendor.

 

Të gjitha poll e nxirrnin Spahinë 14-16 mijë përpara. Nëse mendon se tërhiqet Berisha para krimit, e sheh veshin e tij pa pasqyrë. Kurrë. Unë nuk tërhiqem. Shkodra është shembulli më i shëmtuar me të cilin u rrethua nga bandat e Edi Ramës. Në Shkodër u përdorën sasi kolosale, dhjetra milionë euro dhe jam i bindur se qytetarët e Shkodrës zgjedhjet e krimit, nuk do e pranojnë. Kjo është përgjigjja ime për ju.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *