Mjeku infeksionist, Tritan Kalo sqaroi se si COVID-19 mund të përzihet me viruse të tjera në stinën e vjeshtës. 

Në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, Kalo pohoi se kemi të bëjmë me një infeksion që do të zhduket vetëm kur pjesa më e madhe e popullatës të jetë imunizuar ose të zbulohet një vaksinë që jep rezultate të efektshme. Megjithatë, mjeku qartësoi se vala e shtatorit nuk do të jetë më e rëndë se kjo që po përjetojmë aktualisht.

“Në vjeshtë janë në qarkullim virozat stinore dhe këto viroza mes infeksioneve të tilla do të jetë edhe COVID-19. Duhet të kemi parasysh në panelin e infeksioneve virale në periudhën vjeshtë-dimër ekzistonin prej vitesh edhe 6 koronaviruse të tjerë që shkaktojnë rrufa të stinës dhe që janë të njohura për mjekësinë shqiptare. Në atë panel, në shtator do të shtohet edhe Covid-19, është një infeksion që do të vazhdoje tek njërzit derisa të vijë dita që një pjëse e popullatës të jetë imunizuar prej saj, derisa të jetë e mundur të zbulohet një preporat specifik, ose vaksinimi i popullatës, nëse do të ketë një vaksinë të efektshme. Kjo valë e shtatorit nuk do të jetë më e rëndë se kjo valë që po kalojmë.”

Mjeku përsëriti që nuk ka një terapi specifike antivirale për trajtimin e pacientëve, por përmes medikamenteve që janë treguar të efektshme në praktikat botërore ndaj COVID-19. Kalo shtoi se të shëruarit që dalin nga spitali, vetizolohen në banesë edhe për 14 ditë të tjera. Sipas tij, kjo bëhet për të shmangur çdo mundësi për rigjallërim të një infeksioni.

“Ne marrim për bazë ato medikamente që janë treguar të efektshme në praktikat botërore ndaj Covid 19, nuk ka terapi specikifike antivirale, gjithmonë merret parasysh intuita e mjekut dhe rezulatatet konkrete në praktikën klinike të shumë medikamenteve të cilat përngjasin të strukturës së virusit me viruse të tjera ku ato kanë dhënë efikasitet, përdoren tek këta të sëmurë pasi kalohen, skrinohen shumë mirë të sëmurët dhe pasi marrim konsensusin për përdorimin e tyre. Çdo i sëmurë që del nga spital me tampon negtiv vetizolohet në mjedisin familjar edhe për 14 ditë të tjera për të “evituar” mundësinë të një rigjallërimi të një infeksioni nëse ka pasur ndonjë grumbullim virusesh të fshehur diku në qelizat e organizmit. Ata ndiqen rregullisht nga epidemiologët dhe mjekët e familjes.”

Ndër të tjera, ai tha se i gjithë personeli shëndetësore në Infektiv e kanë kryer analizën serologjike.

“E kemi bërë analizën serologjike dhe i gjithë personeli i shërbimit Infektiv ka bërë një analizë të tillë. Do të vazhdojë në masë kjo lloj analize. Ekipi krahason testin me ato të sëmurë që tashmë janë të provuar me biologji molekulare që janë pozitivë, për të parë sensibilitetin dhe rezulton që të jetë një test mjaft i besueshëm dhe pastaj ky test do të shtrihet në një numër të tillë për të ditur sa është shkalla e imunizimit të popullatës nga një infeksion i kësaj natyre.”

I pyetur nëse do të na duhet të heqim dorë nga nga zakoni i dhënies dhe shtrëngimit të duarve me njëri-tjetrin, Kalo tha: “E mira është që për sa kohë nuk e kemi të hequr nga shpina një infuksion të kësaj natyre, dhe një përshëndetje me kokë është e mjaftueshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *