E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

A do futesh në politikë? Lea Ypi: Kurrë mos thuaj kurrë, por absurde

Lea Ypi ka folur në studion e QUO VADIS në Vizion Plus për raportin me politikën dhe zërat që lidhen me angazhimin e saj publik pas rikthimit në Shqipëri.

Ajo theksoi se politika nuk është e përjashtuar nga jeta e saj, por aktualisht nuk është në fokusin kryesor.

Reklamë

Megjithatë, Ypi theksoi se në këtë moment prioriteti i saj janë librat dhe puna akademike.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Borakaj: Ardhja juaj në Shqipëri mund të ketë ngjallur një lloj shkëndije. E përjashton Lean politikën nga jeta e saj, jo tani, por në vijimësi?

Ypi: Jo, nuk e përjashtoj nga jeta ime, sepse unë jam në politikë, merrem me politikë, shkruaj libra që mundohem të kenë ndikim politik. Politikën e kemi të gjithë. Askush nuk përjashton asgjë, por tani kam prioritet librat. Nuk ia bëj vetes këtë pyetje.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë