Subscribe

Pas rezultatit të zgjedhjeve të 6 marsit, kreu i PD, Lulzim Basha ka prezantuar edhe 2 pikat kryesore që do të përqendrohet lufta e opozitës.

 

Ai e justifikon humbjen e tij duke thënë se qytetarët e braktisën procesin zgjedhor.

 

“Reformë zgjedhore për qytetarët reflektimi i brendshëm që PD të jetë hapësira ku shqiptarët të thonë mendimin e tyre dhe të gjejnë zgjidhje për problemin e tyre dhe këto zgjidhje do i kthejë në realitet. 30% e shqiptarëve kanë marrë pjesë në votime, administrata shtetërore është detyruar që të shkojë të votojë, bandat janë përfshirë, u janë mohuar komisioerët, por zbehen përpara braktisjes së 6 marsit, se shqiptarët e kanë kuptuar se asgjë nuk ka ndryshuar dhe përgjegjës janë sulmet që i janë bërë PD, unë jam i vendosur dhe këtë e duan edhe demokratët që PD ta kthejë këtë situatë, 30% flet qartë, 70% e ka braktisur. Ku janë qytetarët e Shkodrës? Koha për konkluzione nuk është kjo, bëni analizën në fillim, faktet janë kokëforta”, tha Basha.

 

I pyetur nëse do të hap rrugën për një lidership të ri në PD, Basha ka theksuar se nuk është koha për t’iu larguar përgjegjësive megjithatë nuk ka preferuar të tregojë procedurat.

 

“Nuk kam ardhur këtu për të treguar procedurat. Nuk është koha të largohemi përgjegjësive. Por përgjigja jonë është një reformë edhe më e thellë. Do krijohen instrumente për mendimin e lirë dhe tu ofrojmë njerëzve një shpresë, platformë dhe për ta nxjerr vendin nga kriza. Kemi shumë faktorë, që kanë vendosur të investojnë kundër interesit publik.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *