E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Daku i papërmbajtshëm, shënon golin e tretë radhazi në Rusi

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Mirlind Daku është në një formë të jashtëzakonshme në këtë fillim sezoni në Rusi.

Daku ka tundur edhe sot rrjetën, duke e bërë një gjë të tillë në ndeshjen e tretë zyrtare radhazi me fanellën e Rubin Kazan.

Në sfidën ndaj Soçi, Daku u bë protagonist që në minutat e parë të duelit, teksa fitoi një penallti pas një prekje topi me dorë në zonë, që u dekretua nga VAR-i. Sulmuesi nuk gaboi nga pika e bardhë, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në minutën e 12.

Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi në të cilën Daku gjente rrjetën, pasi kishte shënuar edhe në javën e mëparshme ndaj Zenit Shën Petersburgut në kampionat, ashtu si edhe ndaj Orenburgut në mesjave në Kupën e Rusisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë