E hënë, 21 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Banorët e Thethit bllokojnë rrugën, kundërshtojnë aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje

Për afro dy orë, banorët e fshatit turistik Theth bllokuan urën hyrëse si formë proteste kundër aksionit të nisur nga autoritetet për prishjen e 40 objekteve të ndërtuara pa leje. Protesta u shoqërua me tensione dhe përplasje me forcat e policisë.

Banorët e konsiderojnë ndërhyrjen një “masakër urbanistike”, e cila po zhvillohet në kulmin e sezonit turistik dhe, sipas tyre, rrezikon të dëmtojë rëndë turizmin dhe ekonominë vendase.

Ata kërkojnë që ndërhyrja të pezullohet dhe të nisë një dialog me institucionet për zgjidhje afatgjata.

Në protestë ishte e pranishme edhe deputetja e Partisë Demokratike, Gerta Bardeli, e cila pati një debat të ashpër me forcat e policisë.

Reklamë

Aksioni në Theth u ndërmor pas denoncimit publik të kryeministrit Edi Rama, i cili i cilësoi këto struktura si ndërtime pa leje, duke e konsideruar operacionin një përpjekje për të “shëruar” Thethin./vizionplus.tv

 

 

Më shumë video

Reklamë