E shtunë, 26 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Hetimet për krimet elektorale, Prokuroria bën bilancin e procedimeve të regjistruara

Në të gjithë vendin po kryhen hetime për krime zgjedhore. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, në të gjitha prokuroritë e vendit janë regjistruar 107 kallëzime, me numrin më të lartë në Tiranë, plot 33 të tilla.

“Janë regjistruar gjithsej 1407 kallëzime penale. Burimi i njoftimit të veprave panel për kallëqzimet e mësipërme kanë qenë policia gjuqësore në 64 raste, SPAK në 17 raste, subjekte politike në 9 raste, kryesisht në 11 raste dhe shtetas në 6 raste.”

Pas kallëzimeve, janë regjistruar 47 procedime penale, ndërsa 7 persona janë arrestuar në flagrancë për krime zgjedhore.

“Nga kallëzimet penale të regjistruara, është vendosur mosfillimi për 16 prej tyre. Janë arrestuar në flagrancë 7 persona për veprat penale në fushën e zgjedhjeve, 4 prej të cilëve në Prokurorinë Tiranë, 1 në Prokurorinë Elbasan, 1 në Prokurorinë Lezhë dhe 1 në Prokurorinë e Fierit.”

Ndërkohë, katër persona të tjerë në Elbasan janë ndaluar me urdhër të prokurorisë, ndërsa kallëzimet e tjera po verifikohen./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh