E mërkurë, 23 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Caktohet ora, ja kur do të luhet Inter-Roma

Një tjetër kthesë për duelin Inter-Roma. Pikërisht kur u duk se ndeshja do të luhej të shtunën në orën 20:45, situata ndryshoi sërish.

Gazetto dello Sport raporton se tashmë e konfirmuar edhe zyrtarisht, ndeshja në fakt do të luhet të dielën në orën 15:00.

Shkak për gjithë këtë situatë të krijuar është dita e zisë për funeralin e Papa Françeskut. Ditën e shtunë janë anuluar të gjitha aktivitet sportive pasi do të zhvillohet funerali i Papa Françeskut.

Interi kishte depozituar një ankesë zyrtare që ndeshja të luhej të shtunën, për të pasur kohën e mjaftueshme për të përgatitur sfidën ndaj Barcelonës në Champions League e programuar për tu luajtur të mërkurën e 30 prillit.

Fillimisht u raportua se Federata Italiane kishte pranuar kërkesën e zikaltërve, por tashmë vendimi është zyrtar dhe në futbollin italian të shtunën nuk do të luhet asnjë ndeshje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë