E mërkurë, 23 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

SPAK godet zyrtarët e Rrugores, urdhër-arrest për kreun e qarkullimit të Tiranës dhe shefin e aksidenteve

Nga Esido Barkaj

Prokuroria e Posaçme ka goditur sërish kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit. Burime bëjnë me dije se janë lëshuar tre urdhër-arreste nga SPAK për shefin e qarkullimit rrugor të Tiranës, Roven Zeka.

Të njëjtat burime shtojnë se masë arresti është vendosur edhe për shefin e sektorit të aksidenteve, Sokol Novaku, si dhe për oficerin e policisë gjyqësore, Edison Tabaku.

Mësohet se ky i fundit është arrestuar gjatë mbrëmjes së premtes. Ndërkohë, ende nuk është bërë e ditur nëse janë ekzekutuar ose jo urdhër-arrestet për Roven Zekën dhe Sokol Novakun.

Reklamë

Zyrtarët e Policisë Rrugore ishin prej disa kohësh nën hetim nga SPAK, pas dyshimeve për korrupsion dhe shpërdorim detyre në rastet e trajtimit të aksidenteve rrugore. Mësohet se bëhet fjalë për një aksident, ku ishte përfshirë një grua, të cilës drejtuesit e rrugores i kanë marrë shuma parash.

Ndërkohë, pritet që Prokuroria e Posaçme të japë më shumë detaje lidhur me operacionin dhe shkeljet e kupolës së Policisë Rrugore të kryeqytetit.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë