E shtunë, 26 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 16 minuta më parë
Politikë

Pse zgjodhe të garosh në partinë e Tom Doshit? Përgjigjet në Quo Vadis Gerti Metani

“Luftë në PS po në PD” është tema e kësaj të enjte në Quo Vadis, Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakajt.

Gerti Metani, kandidat i PSD  në qarkun e Tiranës i ftuar në studio renditi arsyet pse zgjodhi të kandidojë në partinë e Tom Doshit.

Metani e cilësoi rikthimin e Berishës në krye të PD-së një minus në garën e 11 majit.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Pse zgjodhe të garosh për PSD?

Metani: PSD për mua ishte opsioni më i mirë i mundshëm për disa arsye. Partitë e tjera të majta kanë dinamikat e tyre, por PSD ka treguar që di të marrë edhe mandatet, edhe t’u rrijë afër qytetarëve. Për mua, alternativa e djathtë, nuk ofron alternativë të mirë bazuar në kandidatë, dhe akoma më keq rikthimin e Berishës. Është një minus tejet i madh. Për këtë arsye, PSD është zgjidhja ime ideale. Marrëdhëniet me Tom Doshin i kam shumë të mira, është babaxhan si mik dhe si kryetar. Tomi është ai që është promotori kryesor i rendit dhe sigurisë. Votat e PSD janë për SPAK, që SPAK të mbijetojë.

Borakaj: A duhet të marrë një mandat tjetër PS?

Metani: Limitimi në 2 mandate do të ishte gjëja më e mirë.

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh