E mërkurë, 23 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

FOTO/ Këta janë personat e vrarë në Roskovec, shkak zënka mes fëmijëve

Këto që shikoni në foto janë Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj, vëllezërit që mbetën të vrarë nga të shtënat me armë në fshatin Kurtaj, Roskovec.

Autor i ngjarjes së rëndë është Altin Kuka, i cili është vetëdorëzuar në polici, sëbashku me armën e krimit.

Nga të dhënat e para mësohet se shkak i kësaj tragjedie të jenë bërë fëmijët. Fëmijët janë zënë në shkollë një ditë më parë dhe situata ka degraduar deri në përfshirjen e të rriturve.

Ndërkohë, lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia, ku thekson se po ngjarja është ende nën hetim, për të zbardhur plotësisht atë që ka ndodhur./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë