E premte, 25 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Takimi i radhës për dinarin, Lajçak: Presim hapa konkretë drejt kompromisit

Takimi i shtatë trepalësh për çështjen e dinarit mes  kryenegoicatorit të  Kosovës  Besnik Bislimi  dhe atij të  Serbisë  Petar Petkoviç, nën ndërmjetësimin e Miroslav Lajçak nisi  në Bruksel. Diskutimet do të përqendrohen  te  zgjidhja   përfundimtare për vendimin e BQK-së  e cila ndaloi  valutën serbe  Dinarin , për shit-blerje dhe transaksione financiare në territorin e Kosovës.

Në takimet e mëparshme Kosova dhe Serbia nuk arritën t’i harmonizojnë qëndrimet  lidhur me këtë çështje , por i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, shprehu optimizmin se takimi i radhës do të jetë rasti i fundit për zgjidhje. Diplomati sllovak deklaroi se në takimin pret nga palët  hapa konstruktiv drejt  kompromisit të propozuar  për zgjidhjen e krizës.

Më 1 shkurt të këtij viti, Banka Qëndrore e Kosovës  mori një vendim sipas të cilit euro do të jetë valuta e vetme për kryerje të pagesave.

Pas kritikave të shumta, ky institucion  propozoi një periudhë tranzitore për çështjen e dinarit, e cila përfundoi pak ditë më parë.

Reklamë

Banka qendrore tha se pas përmbylljes së periudhës transitore  ka licencuar tetë degë të institucioneve financiare në komunat me shumicë serbe, në Leposavic, Zveçan, Graçanicë, Shtërpcë dhe një në Shillovë të Gjilanit.

Ky institucion bëri të ditur gjithashtu se ka vendosur edhe 38 bankomate për ofrimin e shërbimeve.

TAKIMI I RADHËS PËR DINARIN

LAJCAK: PRESIM HAPA KONKRETË DREJT KOMPROMISIT

Vazhdo të lexosh

Reklamë