E premte, 25 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Operacion antikanabis në Korçë, arrestohen 4 të rinj. 1 tjetër në kërkim

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ku së fundmi në Korçë janë arrestuar 4 persona, ndersa një tjetër është shpallur në kërkim.

Arrestimet vijnë gjatë operacionit antikanabis i koduar “Polena”.

Operacioni u krye nga Komisariati i Policisë Korçë, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë.

Midis të arrestuarve edhe kryeplaku i fshatit Voskop për “Shpërdorim detyre”.

Reklamë

Gjithashtu janë sekuestruar fidanë kanabisi dhe municion luftarak.

Në pranga kanë rënë M. Sh., 22 vjeç; E. Sh., 20 vjeç; I. Z., 20 vjeç, si edhe u shpall në kërkim shtetasi D. Z., 18 vjeç, banues në Voskopojë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë