E hënë, 14 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mjekët “qajnë” humbjen e kolegëve, 24 të vdekur mes bluzave të bardha në Itali

Ilustrim · Vizion Plus

Bluzat e bardha janë duke shënuar ditë pas dite humbje të rënda në staf në Itali.

Beteja me koronavirusin po bëhet gjithnjë e më tragjike për profesionistët e kësaj fushe, të cilët janë padiskutim të parët më të rrezikuarit.

Të tjera viktima janë regjistruar në mesin e mjekeve këtë të hënë.

Totali tani ka shkuar në 24 , shumica në veri të vendit.

Raportohet se 11 ndër 24 mjeket e vdekur I përkasin shërbimit të familjes, pra janë mjeke familje në qëndrat shëndetesore të zonave të ndryshme.

Sipas urdhërit të mjekut në Itali, viktimat e fundit janë Rosario Lupo, mjek në spitalin e Bergamos, dhe  Giuseppe Fasoli, mjek në pension në Brescia I kthyer në punë pas kërkesës së qeverisë nga emergjenca COVID-19.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh