E mërkurë, 23 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Interi mund edhe Bolonjen

Interi mund edhe Bolonjen

Pas një periudhe tejet negative, Inter është rikthyer tashme plotësisht ne gare për te ëndërruar nje vend ne Champions League. Ne javën e 29 te kampionatit Italian, ziklatrit munden 2 me 1 ne shtëpi Bolonjen, duke siguruar fitoren e dyte radhazi. Tani skuadra e Mançinit ka 54 pike, dhe është ne vendin e katërt me dy pikë më pak sesa Roma. Sa i takon kronikes se ndeshjes duhet thëne që pjesa e parë ka qenë e mbushur me raste, por ndeshja nuk u zhbllokua megjithe tentativat sidomos të Perisic, Ljajic dhe Mirandes. Të pjesën e dytë, Interi arriti të shënojë dy herë brenda 4 minutash me Perisic dhe D’ambrosion. Në të dyja rastet në minutat 72 e 76, golat u shënuan pas goditjeve nga këndi. Ndërsa goli i Brienzes në fund shërbeu thjesht për statike për ekipin mik.

Ateltiko Madrid mund La Korunjen

Në Spanje, Ateltiko Madrid rivendosi diferencën -8 nga Barcelona e vendit të parë pas fitores shtëpiake 3 me 0 kundër Deportivo La Korunjes. Një përgjigje e mirë e Los Kolchoneors kundrejt fitores tenisike te Barcelonës ndaj Getafes, edhe pse diferenca në garën për titullin kampion kundrejt katalanasve, vazhdon të jetë shumë e madhe. Saul Nigez në minutën e 18, Griezman në minutën e 60 dhe Correa në minutën e 83 i dhanë fitoren e lehte skuadrës madrilene, e cila shkon e qete në ndeshjen e kthimit të 1 te 8 të Champions League të martën në mbrëmje në shtëpi kundër Psv Eint’hioven ku synohet kualifikimi.

Reklamë

Bajerni i Mynihut dhuron spektakel

Ne Gjermani, Bayreni i Mynihut dhuroi spektakel ne Alianz Arena kundër Verder Bremen duke fituar 5 me 0. Skuadra e Guardioles u rikthye tek fitorja në javën e 26 te Bundesliges, duke i bere presion rivalit për titullin Dortmund që luan sot ndaj Mainz. Për momentin, diferenca mes këtyre dy skuadrave është 5 pikë në favor të bavarezeve. Ne ndeshjen kundër Verder Bremen, të zotët e shtëpisë treguan një forme të mrekullueshme, duke shënuar nga dy herë me Myler e Alkantaren dhe në një tjetër rast me Levandosvkin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë