E mërkurë, 23 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tentuan të shkarkojnë Gjinushin

Një grup anëtarësh të Këshillit Kombëtar të Partisë Socialdemokrate, kërkuan thirrjen e këtij forumi, për të hedhur në debat kërkesën e mosbesimit ndaj drejtuesve të partisë, përfshi dhe kryetarin Skender Gjinushi. Por dyert e selisë së partisë ishin mbyllur, duke bërë të pamundur pjesëmarrjen e tyre në mbledhje. Sekretari i përgjithshëm Rustem Preçi fajësoi Gjinushin per këtë akt. Grupi që kërkon largimin e tij nga drejtimi i PSD, pretendon se kryetari në detyrë është ilegjitim. Ndërkohë, vetë Gjinushi është shprehur se asnjë prej anëtarëve, nuk mund të krijojë probleme që nuk ekzistojnë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë