E mërkurë, 23 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Miratohet rezoluta për Kosovën

Asambleja Parlamentare e Këshillit te Evropës miratoi me 110 vota rezolutën per situatën ne Kosove dhe rolin e Këshillit te Evropës. Ne te vlerësohen arritjet e Kosovës dhe rritja e nivelit te dialogut mes Prishtinës dhe këtij institucioni te rëndësishëm. Kryetarja e Delegacionit Parlamentar Shqiptar ne Këshill, Valentina Leskaj tha per Vizion Plus se fryma e rezolutës është pozitive. Rezoluta përfshin edhe tre amendamente te Serbisë, ne njërin prej te cilëve kërkohej te zbatohet marrëveshja per bashkësinë e komunave serbe ne Kosove. Dokumenti i hartuar nga raporteri per Kosovën, Augustin Conde, thekson gjithashtu se korrupsioni pengon zhvillimin ekonomik te vendit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë