E mërkurë, 23 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Amendamenti “Topalli” për pronat

E vetëdijshme qe amendamenti i saj për shtyrjen me një vit te kthimit te pronave, sipas ligjit te miratuar nga qeveria Berisha do të rrezohej, Topalli e ka shfrytëzuar seancen e Komisionit te Ligjeve, per te goditur politikisht ligjin e ri te qeverise për pronat, si me te dobëtin e 25 viteve te fundit. Amendamenti i Topallit është i pavlefshëm ne momentin qe mazhoranca e ka miratuar njëherë ligjin e ri dhe ka rrezuar dekretin e presidentit për rishikimin e tij, por mjaftoi per te rikthyer debatet e bëra nje dite me pare ne këtë salle. Debatet per vizionin se si duhet zgjidhur çështja e pronave, do te mbarten edhe ne seancën e se enjtes ne parlament, kur pritet te rrezohen si dekreti i Presidentit ashtu edhe propozimi i Topallit.

Më shumë video

Reklamë