E shtunë, 26 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Zyrtare, Xhimshiti te Atalanta

Tashme është zyrtare. Skuadra e Atalantes ka bere te ditur ne faqen e saj se ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin e kombëtares shqiptare Berat Xhimshiti. 23-vjeçari i rritur ne ekipet zinxhir te Cyrihut, ka nënshkruar nje marrëveshje trevjeçare deri ne vitin 2018, pasi kreu me sukses vizitat mjekësore. Ai arriti te prishte me konsensus kontratën me Cyrihun, ndërsa tekniku Sami Hipi, nuk e grumbulloi për fazën përgatitore te dimrit. Ne superligen zvicerane Xhimshiti ka luajtur 110 takime, duke realizuar 5 gola, ndersa ne kupat e Evropës ka luajtur 11 here, duke gjetur edhe njëherë rrjetën. Futbollisti numëron 6 ndeshje me fanellën e kombëtares, duke realizuar edhe një gol. Te Atalanta do te mbaje numrin 55.

Vazhdo të lexosh