E diel, 27 Shtator 2026 Familja Kuqezi deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Serial Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Pashkët në Shëngjin, Begaj dhe zyrtarët përcjellin mesazhe paqeje e shprese

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zgjedhur kishën Kisha Shën Gjon Pagëzori për të përcjellë urimet me rastin e festës së Pashkëve për të gjithë besimtarët e krishterë.

Në këtë ditë që simbolizon ringjalljen dhe shpresën, kreu i shtetit apeloi për më shumë paqe, harmoni dhe solidaritet mes qytetarëve shqiptarë.

Urimeve iu bashkua nga Shëngjini edhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nuhu.

Në ceremoninë fetare qe u mbajten ne Shengjin, sebashku me Presidentin Begaj ishin te pranishem gjithashtu edhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, deputetë dhe përfaqësues të tjerë vendorë, të cilët ndoqën edhe mesazhin e Pashkëve të përcjellë nga Vatikani nga Papa Leoni XIV.

Vazhdo të lexosh