E hënë, 28 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

VIDEO/ U ekstradua nga Dubai, momenti kur Durim Bami mbërrin në Rinas, nën masa të forta sigurie

Një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, Durim Bami, është ekstraduar këtë të enjte nga Emiratet e Bashkuara.

Ai është marrë nga aeroporti i Rinasit, ku është shoqëruar për në institucionin e vuajtjes së dënimit nën masa të rrepta sigurie.

Autoritetet në Dubai i kanë dhënë fund shpresës për liri një prej personazheve më të fuqishëm të botës së krimit që dominonte bandat kriminale në Nikël dhe Fushë-Krujë. Nën masa të forta sigurie, ai u shoqërua nga forcat policore në Rinas dhe më pas u përcoll për në qeli ku pritet gjithashtu që t’i komunikohen akuzat e ngritura më herët nga Prokuroria e Posaçme.

Durim Bami ishte arrestuar më herët nga autoritetet në Dubai, ku “Interpol Tirana” kishte nisur procedurat dhe kishte përcjellë dosjen e SPAK në lidhje me krimet për të cilat akuzohet ai në mënyrë që gjykata në Emiratet e Bashkuara të jepnin dritën jeshile për ekstradimin e tij në vendin tonë. Ishte Prokuroria e Posaçme që shpalli në kërkim Durim Bamin në kuadër të dosjes “Revanshi” i akuzuar për kultivim të parcelave të drogës në zonën e Fushë-Krujës. Ai akuzohet si personi që kishte porositur disa herë vrasjen e ish-deputetit të PS-së në Lezhë, Arben Ndoka.

Lufta mes Bamit dhe Ndokës kishte nisur nen dyshimet se i forti i Niklës kishte dyshime se ish-deputeti kishte kërkuar ta eliminonte pasi Ndoka kishte dyshime se Bami ishte një nga personat që kishte marrë pjesë në vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndoka. Sipas dosjes voluminoze Durim Bami akuzohet gjithashtu edhe për sigurimin e kushteve për të vrarë dy miqtë e Ervis Martinaj, Erigers Mihasin dhe Tori Xheçukën.

Sa i takon aktivitetit kriminal të Bamit, SPAK argumenton në dosje se ai përveç atentateve dhe vrasjeve ku faktohet si i përfshirë, kishte rol të madh edhe ne kontrollonin e parcelave të drogës të kultivuara nga bregdeti i Adriatikut deri në Malësinë e Krujës, ku madje në disa raste kishte siguruar edhe mbështetjen edhe të policisë.

Më shumë video