E mërkurë, 23 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Çmimet në janar u rritën 2.3 %, inflacioni mbetet brenda objektivave të Bankës së Shqipërisë

Çmimet për mallrat dhe shërbimet kanë vijuar rritjen edhe në fillim të këtij viti.

Sipas të dhënave të INSTAT, inflacioni në muajin janar 2026 arriti në 2.3%, nga 1.9% që ishte në janar të vitit të kaluar.

Nga ana tjetër, disa çmime kanë pësuar ulje mujore, si veshjet dhe këpucët.

Megjithëse norma ka mbetur deri tani relativisht e qëndrueshme, Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar në deklaratat e saj të fundit se situata mund të ndryshojë nëse tensionet gjeopolitike globale vijojnë të përshkallëzohen, duke ushtruar presione të reja mbi çmimet dhe tregjet./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë