E hënë, 14 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Bilanci i përmbytjeve në Durrës, situatë e rënduar në disa zona, banorët kërkojnë ndihmë

Ilustrim · Vizion Plus

Durrësi vijon të mbetet i paralizuar si pasojë e përmbytjeve.

Zona e ish-kenetës është në një situatë më të rëndë. Qindra banesa janë ende nën ujë, ndërkohë që emergjencat civile dhe autoritetet vendore janë në terren për të normalizuar situatën.

Banorët shprehen se kanë pësuar dëme të shumta.

Për momentin reshjet kanë pushuar, por gjatë pasdites pritet që të rifillojnë.

Nga të dhënat e shtabit të emergjencës, mbi 800 banesa janë me prani uji, ndërsa rreth 50 familje u evakuuan ditën e djeshme drejt 2 kavalishencave.

Nga ana tjetër, bashkia e Durrësit ka nxjerrë 15 grupe në terren që po verifikojnë dëmet e shkaktuara nga përmbytja.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh