E enjte, 24 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Goditi disa herë me thikë një shtetas në Durrës, ekstradohet nga Greqia 32-vjeçari

Një 32-vjeçar, i cili goditi disa herë me thikë nmjë shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen “Plazh”, Durrës, është ekstraduar nga Greqia.

Në kuadër të operacionit “The Wanted” u ekstradua nga Greqia në Shqipëri shtetasi A. M., 32 vjeç, të lindur në Bulqizë.

32-vjeçari kërkohej ndërkombëtarisht, sepse në vitin 2024, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Shtetasi A. M. akuzohet se mbrëmjen e datës 06.10.2022, për motive të dobëta, ka plagosur disa herë, me mjet prerës (thikë), shtetasin B. F., në lagjen nr. 13, Durrës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë