E diel, 27 Shtator 2026 Familja Kuqezi deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Serial Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Kishte raste që mendoja se do të vdisja”, një bandë shqiptarësh dhe rumunësh përdhunuan dhe shfrytëzuan seksualisht të mitura në Britani

Një gjykatë britanike ka dënuar pesë shtetas shqiptarë dhe rumunë me një total prej 40 vitesh burg, për një sërë veprash të rënda penale seksuale ndaj gjashtë vajzave të mitura, raporton Daily Mail. Abuzimet janë kryer përgjatë një periudhe katërvjeçare.

Të pandehurit u akuzuan për përdhunim, trafik droge dhe sulm seksual. Sipas provave të paraqitura në gjykatë, grupi i siguronte të miturave cigare dhe alkool dhe më pas i detyronte të kryenin akte seksuale me persona të ndryshëm. Sulmet ndodhën në disa vende të qytetit, përfshirë një bordello dhe një park lokal.

Një nga viktimat, e cila u përball në gjyq me autorët e saj, tregoi se kishte menduar se “do të vdiste”, ndërsa tani jeton me frikë të thellë nga burrat. Ajo tha se ndjehet e pasigurt edhe në situata të përditshme.

Një viktimë tjetër dëshmoi se sulmet i kishin shkatërruar fëmijërinë duke theksuar se “trauma nuk do të zhduket kurrë”. Ndërsa një vajzë tjetër tha se jeton vazhdimisht me frikë dhe se i është mohuar një adoleshencë normale.

Gjatë procesit gjyqësor, të dënuarit mohuan akuzat.

Ai përgëzoi viktimat për guximin e tyre, duke deklaruar se ato nuk duhet ta shohin veten si viktima, por si persona që kanë treguar forcë për të dëshmuar.

Prokurorja e çështjes theksoi se ligji duhet të mbrojë personat vulnerabël, të cilët shpesh nuk e kuptojnë menjëherë natyrën e abuzimit.

Vazhdo të lexosh