E mërkurë, 23 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në Pogradec, plagosen shoferi dhe dy pasagjerët

Një aksident është regjistruar këtë të premte në rrugën e Tushemishtit në Pogradec.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë janë plagosur një shofer dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të.

Sipas njoftimit zyrtar, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 14:30, në rrugën e Tushemishtit, automjeti me drejtues shtetasin P. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. P.

Reklamë

Si pasojë, është dëmtuar shtetasi R. P. dhe 2 pasagjerë që ndodheshin me të në mjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi P. H. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë